Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Kur Rama ishte kryeministër në mandatin e parë, dhe Donald Trump kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; shqiptari hodhi një kovë me baltë mbi amerikanin. E quajti një rrezik, ndërsa kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, tha se e kishte fjalën për kandidatin dhe jo për presidentin.
Pirueta familjare, për ne që njohim zhdërvjelltësinë e qëndrimeve të tij, por edhe më shumë hipokrite kur mendojmë se në momentin që kandidati u bë president, kryeministri ynë u bë kopjac. Nga tërësia e gjërave që mund t’i vidhte presidentit Trump, Rama zgjodhi konceptin e “fake news”, lajmit të rremë, të cilin në shqip e solli me një fjalë turke: Kazan. Kështu e shpjegoi përdorimin e këtij termi, përballë gazetares së Euronews Efi Koutsokosta, duke thënë, se për atë, është i barazvlefshëm me “fake news”. Që për qëllim, termi kazan, kishte delegjitimimin e mediave, kjo ishte diçka që dukej që në fillimin e hedhjes së tij në tregun mediatik.
Duke sulmuar gazetarët, dhe rrokësit e opinionit publik, me këtë turqizëm, sipas një oreksi personal, Rama kërkonte, dhe kërkon të godasë besueshmërinë e gazetarëve, sidomos e atyre që nuk kontrollon dot. Megjithatë, kjo betejë me “pushtetin e katër”, u kthye në një bumerang për kryeministrin; ose për të parafrazuar një shprehje nga Dhjata e Vjetër, “ai që gërmoi një gropë dhe e bëri atë thellë, ra vetë në gropën që ka bërë”.
Rastet që ilustrojnë këtë rënie janë të paktën tre:
I pari është rasti Krichbamu, dhe fshikullimat që kryeministri mori në Budestag nga deputeti gjerman. Në tentativë për ta relativizuar qëndrimin e Krichbaum, për ta bërë atë të dukej palë me Opozitën (e quajti vëlla siamez të Bashës), në dobi të atyre që ende i këndojnë lavdime kryeministrit në fshatin tonë, Rama ra me këmbët e tij në kazanin që orbiton pranë kryeministrisë. Sulmet e orkestruara nga mediat afër tij, ndaj deputetit gjerman, sikurse raportoi ditën e djeshme Politiko.al, antagonizuan edhe më shumë qëndrimet e atyre që ishin skeptik ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë (kujdes, skeptik, jo eurokeptik!). Jo vetëm si pasojë e situatës së krimit të organizuar të çështjes Tahiri, dhe një kanabizimi në fillim të mohuar, më vonë të pranuar, dhe në fund të “luftuar”; por si shenjë e qartë e një interlokurori të pabesë.
Rasti i dytë është ai i Ambrozia Metës, gazetarja rioshe që u transformua në një simbol të premten e shkuar. Ambrozia nuk bëri ndonjë gjë të madhe, kreu thjesht detyrën e një gazetareje që këmbëngul për të marrë përgjigjen e një pyetje të bërë; gjë që i dha shtatin e një vigani, krahasuar me kolegët e saj, dhe pyetjet me ujë trëndafili gjatë konference për shtyp. Reagimi masiv ndaj, qëndrestarisë së Ambroziës, tregon se klima e krijuar ndaj mediave, nga vetë Rama, është në një pikë saturimi, që sigurisht do të prodhojë emulime të tjera të kësaj natyre, duke e bërë të vështirë komunikimin e tij me gazetarët. Ndërgjegjësimi për pushtetin e tyre, dhe rolin e domosdoshëm në një shoqëri demokratike, po shtyn gazetarët të jenë sfidues ndaj autoritetit dhe arrogancës.
Rasti i tretë është përshkallëzimi i agresivitetit të përfaqësuesve të Ramës në studio televizive. Bajraktarët mediatik të mazhorancës kanë ngritur në mënyrë spektakolare decibelët në sallonet e politikës televizive, duke armatosur gjuhën e tyre me fjalë që nuk i përkasin etikës së një transmetimi që shkon në shtëpitë e qytetarëve. Zhurma e prodhuar ka për qëllim spostimin e debatit pikërisht tek mjetet, pra tek gazetarët dhe analistët, që hidhen dhe sakrifikohen në flakët e larta të prodhuara nga mazhoranca. Një mbrojtje pa lavdi, por sidomos një konsum i lartë personal, i cili kërkon të relativizoj debatin nëpërmjet anestetizuesit social: Kështu bëjnë të gjithë!
Nëse deri diku ishte krijuar një mit i pagabueshmërisë mediatike të kryeministrit, që kalë beteje në politikë ka pasur pikërisht këtë fushë, këto tre raste tregojnë të kundërtën. Rënien e Ramës në kazanin e tij. Nuk është pak, përkundrazi!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38