Flash News

KRYESORE

Të dalësh për një shëtitje të bën mirë për shëndetin, edhe kur është ftohtë

Të dalësh për një shëtitje të bën mirë

Një ecje në natyrë përmirëson humorin dhe ndikon pozitivisht në regjimin e gjumit. Këtë gjë e mbështesin edhe ekspertët amerikanë të shëndetit dhe të vendeve të tjera që kanë temperatura të ulëta nën zero.

“Njerëzit janë të prirur të qëndrojnë në shtëpi kur jashtë bën shumë ftohtë, por kjo nuk është një zgjidhje për t’u ndjerë mirë’- thotë John Sharp, psikiatër i specializuar në problemet që lidhen me shëndetin emocional në stinën e ftohtë në Boston.

Gjendja juaj emocionale do të përmirësohet pasi drita natyrale e ditës rrit qetësinë. Hormoni i lumturisë ulet gjithmonë gjatë stinës së dimrit. Shumë studime thonë që pikërisht “terapia e dritës” ndihmon kundër depresionit stinor.

Kur ecni në ajër të pastër, rritet prodhimi i vitaminës D, që aktivizon lirimin e serotonit, duke forcuar rritjen e kalciumit, lufton inflamacionin dhe forcon sistemin imunitar.

Të fundit