Flash News

KRYESORE

Të dashuruar pas të njëjtës vajzë, thikë në zemër adoleshentit shqiptar

Të dashuruar pas të njëjtës vajzë, thikë në

Një 17 – vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen pasi u godit me thikë nga një djalë pak më i madh në moshë, rivali i tij në dashuri. Thika, sipas mediave italiane, i ka prekur të riut mushkërinë dhe jeta e tij qëndron e varur në një je peri.

Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 19 – vjeçari Simone Maddaluno, i cili akuzohet tashmë për tentativë vrasje. Përplasja e parë e rëndë mes tyre kishte ndodhur të dielën në mbrëmje në një diskotekë në Broni. Ata ishin kapur fizikisht, megjithatë në fund gjithçka dukej se ishte zgjidhur. “Kjo nuk ishte hera e parë që përplaseshin fizikisht me njeri – tjetrin, por nuk mendonim se do të shkonin kaq larg. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar“, thonë miqtë e tyre. Siç shkruan “Corriere della Sera” të hënën pasdite, dy të rinjtë, të cilët kanë të njëjtin rreth shoqëror, janë përplasur sërish. Sipas karabinierëve në Pavia, paraprakisht dyshohet se Simone është provokuar nga i riu shqiptar, që ka bërë që italiani ta ndjekë atë nga pas dhe kur ka gjetur një vend ku nuk e shihte njeri e ka goditur 17 – vjeçarin me thikë në kraharor. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët të alarmuar nga ulërimat kanë njoftuar shërbimet e emergjencës. Adoleshenti shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjikale, në përpjekje për t’i shpëtuar atij jetën. Ndërsa 19 – vjeçari është shoqëruar në polici.

Të fundit