Flash News

KRYESORE

Të dehur në timon, policia kontrolle gjatë natës

Të dehur në timon, policia kontrolle gjatë natës

Policia e Tiranës njofton se gjatë fundjavës ka vijuar me kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërkohë që një ditë më parë u pezulluan 13 leje drejtimi.

“Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l.

3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik”, shkruan policia në rrjetin social Facebook.

Të fundit