
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
“Të dënohesh të mos kesh fëmijëri, duke punuar për bukën e gojës”

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi Tyli ka reaguar pas një video të publikuar gjatë emisionit “Fiks Fare” ku shihen fëmijë të mitur duke punuar bashkë me prindërit e tyre.
Përmes një postimi në “Facebook”, Çupi ka akuzuar për këtë situatë kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai ka marrë përsipër misionin e varfërimit të shqiptarëve deri në skamje.
Postimi i plotë:
Të dënohesh të mos kesh fëmijëri duke punuar në kushte skllavërie për bukën e gojës
Një dëshmi rrënqethëse, një dramë që buçet, një dhimbje që nuk lë vend për fjalë. Të tilla ishin imazhet që emisioni Fiks Fare solli para publikut, kur intervistoi fëmijë të mitur, në shkollë fillore, duke punuar bashkë me prindërit për një kafshatë bukë në sofër në mbrëmje. Një sofër vetëm me bukë e kripë, asgjë më shumë. Poema e mjerimit e Migjenit është një e vërtetë që dhemb sot më shumë se kurrë.
Disa kohë më parë, duke iu referuar një reportazhi të një media italiane, pikërisht për të njëjtën situatë, kryeministri i fasadave e quajti një prodhim i medias së kazanit.
Po sot çfarë mund të thotë kur me zë e figurë e pamë dhimbjen që na përcollën ata fëmijë, ndërsa kryeministri ka marrë përsipër një tjetër mision: varfërimin e shqiptarëve deri në skamje.
U hoqi ndihmën ekonomike, nuk u ofron asnjë mundësi zgjedhje përvec emigrimit, u rriti taksat, i burgosi se nuk munden të paguajnë energjinë dhe pas kësaj regjie të realizuar prej tij, flet për reforma imagjinare e zhvillim fasadë.
Ndalu zoti Rama, ndalu dhe shiko se çfarë urrejtje po mbjell në popull. Ndalu dhe shihi klientet e tu të pangopur që me bekimin tënd po i bëjnë gjëmën këtij populli.
E ke marrë pushtetin, (shqiptarët nuk ta dhanë me vullnet të lirë) për të qeverisur e jo për të telendisur këtë popull të cilit i ka shkuar litari në fyt.
Fëmijët që mbledhin krom në Bulqizë, për bukën e gojës, janë imazhi që duhet t’iu përndjekë ngado, pasi është panorama që ti ke bërë me dorën tënde.
Banorët e Dibrës janë të mençur e do të dinë që shumë shpejt të ta japin përgjigjen e duhur, ashtu siç ju e meritoni.
Ditari politik









Të fundit

Biden komenton shënimin e Trump: Më la një letër shumë bujare
21 Janar 2021, 09:03
Kontrabandë mallrash në Rinas/ Arrestohen 9 persona, mes tyre 4 doganierë
21 Janar 2021, 08:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
21 Janar 2021, 08:53
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Janar 2021, 08:42
Twitter bllokon llogarinë e ambasadës së Kinës në SHBA
21 Janar 2021, 08:37
Fundoset anija me emigrantë në Mesdhe, të paktën 43 viktima
21 Janar 2021, 08:28
Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-presidentit Trump
21 Janar 2021, 08:25
Horoskopi, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 08:16
Piktori i njohur humb jetën nga Covid-19, e bija: Shtylla e familjes sonë u shua
21 Janar 2021, 08:13
Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
21 Janar 2021, 08:03

Parashikimi i motit, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 07:51

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14
