Flash News

KRYESORE

Të dënuar për vrasje, prostitucion dhe drogë, OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 subjekte

Të dënuar për vrasje, prostitucion dhe drogë, OFL

Operacioni ‘Forca e Ligjit” ka kërkuar deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve të 4 subjekteve në qytetin e Durrësit. OFL kërkon vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë për shtetasit:

Ali Lorja, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Lorja u dënua në 2009 për vrasjen me plumb në kokë të mjekut radiolog Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit. “Ashtu si mbetën fëmijët e mi jetimë, ashtu le të mbeten edhe fëmijë e tu”, tha Lorja para se të shkrepte armën. Ndërsa pas ngjarjes së rëndë u vetëdorëzua në polici. Shkak për vrasjen e mjekut u bë vetëhelmimi i bashkëshortes së Lores, e cila punonte si infermiere në këtë spital. Lorja dyshonte se ajo kishte lidhje të fshehtë me mjekun, ndërsa akuzat dhe presioni i vazhdueshëm i tij e shtyu 45-vjeçaren drejt vetëflijimit.

Roland Domi, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Artur Vaqo, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

Ardjan Tatin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  2. D., banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;
  3. V., banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;
  4. T., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit