Flash News

KRYESORE

Të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Tahiri jo në Gjermani për babain, Bashkimi ndodhej në Shqipëri

Fundjavën e kaluar, Saimir Tahiri nuk ndodhej në Shqipëri, por në një vizitë në Gjermani. Arsyet e largimit drejt Gjermanisë nuk u konfirmuan asnjëherë zyrtarisht, por zyrtarë të mazhorancës dhe analistë pranë qeverisë u shprehën se Tahiri u largua për të vizituar babain e tij që ndodhej i shtruar në një spital në vendin e Bashkimit Evropian.

Lapsi.al ka publikuar të dhënat e sistemit TIMS që tregojnë se Bashkim Tahiri, babai i Saimirit, është rikthyer në Shqipëri më datë 3 nëntor dhe nuk është larguar më. Ndërkohë, djali i tij, ish-ministri i Brendshëm u largua drejt Gjermanisë dy javë më pas, çka nuk korrespondon me pretendimin e vizitës në spital te babai.

Ditën e djeshme, Prokuroria deklaroi gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj biznesmenit Orest Sota, se ka dyshime se 863 mijë eurot e gjetura në makinë i përkasin deputetit Tahiri.

Të fundit