Flash News

KRYESORE

Të dhënat nga “Worldometer”: Mbi 9,5 milionë të shëruar nga koronavirusi në gjithë botën

Faqja e internetit Worldmeter publikon numrin e personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19). Sipas “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 9 543 498 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA me 1 979 617 të shëruar, Brazili me 1 570 237 të shëruar, India me 817 593, Rusia me 580 330, Kili me 311 431, Peruja me 255 945, Irani me 247 230, Afrika e Jugut me 236 260, Meksika me 236 209 dhe Pakistani 219 783. Ndërkohë në Turqi janë shëruar 206 365 persona.

Kujtojmë se koronavirusi u përhap për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, duke u shndërruar në pandemi.

Të fundit