Flash News

KRYESORE

Të dielën ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

Të dielën ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

E diela e fundit e muajit mars, shënon edhe rikthimin e orës verore ku akrepat lëvizin një orë përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orën 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri më 30 tetor, që do të jetë e diela e fundit të tetorit.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.

Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

 

Të fundit