Flash News

KRYESORE

Të dielën në zgjedhje, Policia e Shtetit deklaratë për masat e marra

Të dielën në zgjedhje, Policia e Shtetit deklaratë për

Policia e Shtetit me anë të një deklarate ka njoftuar për masat e marra për garantimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit.

Drejtuesi Altin Qato ka theksuar se 5851 efektivë policie do të angazhohen në të gjithë territorin për të garantuar procesin e zgjedhjeve, të cilët do të mbështeten nga 1356 efektivë të tjerë nga drejtoritë e Tiranës dhe të kufirit.

“Puna e strukturave të Policisë për garantimin e zgjedhjeve kanë nisur që në muajn shkurt. Për sigurimin e qëndrave të votimit dhe numërimit të votave janë bërë të gjitha llogaritë për Policinë e Shtetit. 5851 policë do të angazhohen për të garantuar procesin zgjedhor. Përveç punonjësve të policive vendore, do të dërgohen 1356 punonjës nga drejtoritë e Tiranës dhe të kufirit”, tha Qato.

Qato deklaroi se Policia po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, KQZ-në dhe OSBE-në për të garantuar një proces sa më të qetë.

Të fundit