Flash News

KRYESORE

"Të dua shumë", Luana e pranon që nuk është më sekret; Faydee e konsideron moderatoren gur të çmuar

"Të dua shumë", Luana e pranon që nuk është
Meqenëse nuk është më sekret, Luana preferoi ta pranojë vetë që po bën bashkëpunim me këngëtarin Faydee. Ajo ka publikuar një video në Instastory bashkë me këngëtarin e famshëm dhe madje ai ka folur dhe shqip. Pasi i kërkon të thotë faleminderit” dhe “të dua shumë”, Faydee kujton se këtë shprehjen e fundit e dëgjon shumë nga vajzat shqiptare.

“Ato më thonë ‘të dua shumë’ gjatë gjithë kohës”, dëgjohet të thotë ai duke qeshur.

 
View this post on Instagram
 

I can FINALLY tell u... 🔥🔥🔥🔥🔥🔥 @faydeemusic Amazing Artist !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Xhirimet e klipit janë duke u bërë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe nga çfarë është postuar deri tani, shihet se do vijë një klip shumë i nxehtë dhe veror. Të njëjtën video ka postuar dhe Faydee në profilin e tij në Instagram dhe ai e konsideron Luanën gur të çmuar.
 
View this post on Instagram
 

Mixing some 🇦🇱 🇱🇧 fire with this gem @luanavjollca ! 🎥 💣

A post shared by FAYDEE (@faydeemusic) on

Të fundit