Flash News

KRYESORE

"Të dukemi mirë në Facebook", 3500 komente pozitive në konferencën e Ramës

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve detyroi kryeministrin Edi Rama të dalë në një konferencë për shtyp në orën 18:45. Nën presionin e masivitetit të tubimit, stafi i kryeministrisë duket se ishte përgatirur deri në detaje që Rama të dukej sa më mirë para ndjekësve në rrjetin social ‘Facebook’.

Në konferencën qe zgjati rreth 32 minuta, u vu re së pjesa më e madhe e 3500 komentuesve flisnin me superlativa për punën e kreut të ekzekutivit, ndërsa të shumtë ishin ata që kërkonin edhe burg për përfaqësuesit e opozitës; gjithashtu konferenca mori mbi 1600 shpërndarje.

“Populli të ka votëbesuar bindshëm duhet vazhduar rruga e nisur ....dhunuesit rrumujaxhinjte vrasesit nuk duan shtet”, shkruante B.C. “Mos i tolero me , ec perpara je ne rrugen e duhur per kete keni edhe mbeshtetjen e SH.B.A. OSBE , B.E.etj..etj”, shkruan G.K; “Vazhdo reformën në drejtësi, vendin e kan në burg.

Nëse nuk ka vend në Shqipëri bjeri në Dyz”, shkruan A.H.

Rama shfaqi shenja tërheqje, duke u shprehur se ‘dora e bashkëpunimit me opozitës, pavarësisht vetëpërjashtimit të saj ekstrem nga jeta parlamentare, është e shtrirë dhe do mbetet e shtrirë. Por kjo do ketë kohën e vet të diskutimit’.

Çfarë po thotë kryeministri? Deputetët socialistë ndjekin konferencën direkt në ‘Facebook’

Të fundit