Flash News

KRYESORE

Të dukesh më e gjatë sipas veshjes që zgjedh

Të vishesh me rroba të shtrenjta nuk do të thotë qe ke shije. Duhet të kesh stil dhe të dish të kombinohesh për t`u kategorizuar në listën e njerëzve me stil. Dhe më e rëndësishmja është që të dish të mbulosh 'defektet' me anë të veshjes.

Shumë vajza kanë kompleks gjatësinë, por nëse dini të kombinoheni, ky do të jetë një problem më pak. Por cilat janë disa nga veshjet që ju bëjnë juve të dukeni më e gjatë?

Më poshtë keni disa ide:

Fustani me rrip në mes

Nëse flasim për fustane që funksionojnë më së miri për të zgjatur këmbët vizualisht janë ata me rrip të theksuar në mes, qoftë i qepur ose rrip i vendosur. Meqë këmbët perceptohen si në një trung, nëse nuk e ndërpret atë vizualisht, automatikisht do të duket më e gjatë! Kujdes përthyerjen e fundit, duhet të jetë vetëm mbi gjunjë, sepse nëse shtrihet nën gjunjë do të bëjë efektin e kundërt. Në verë visheni atë me këpucë ose sandale nude dhe në dimër me çorape dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë.

Tuta-pantallona me rrip të shënjuar

Një alternativë më sportive se fustani është tuta me rrip të theksuar dhe pantallonat e gjera që prekin me fundin tyre tokën. Nëse i vishni me nallane apo taka këmbët tuaja do të duken kilometrike! Kujdes nga pantallonat-tutë që ngushtohen mbi kyçin e këmbës, sepse ato kanë efekt të kundërt!

Fund i gjatë me një bluzë të shkurtër

Një fund i gjatë deri në tokë i veshur me një palë nallane, ose me një takë të minimale dhe me një bluzë të shkurtër në bel, funksionojnë shumë mirë për t’u zgjatur. Një alternativë e bluzës së prerë është edhe një t-shirt e futur në fund, Nëse fundi është me pala ose vija vertikale, efekti i këmbës së gjatë perceptohet më tepër.

Bluza me pantallona të gjera

Si fundi i gjatë dhe pantallonat e gjera me bel të lartë janë një veshje që duhet ta keni në dollapin tuaj. Përveç të qenit shumë elegant funksionon shumë mirë nëse qëllimi juaj është për të zgjatur këmbët. Mund të vishet me një këmishë të futur brenda për një look elegant dhe klasik, ose me një bluzë të shkurtër apo t-shirt të futur brenda për një look casual.

Të fundit