Flash News

KRYESORE

Të enjten Dako dorëzon bashkinë; dy postet e rëndësishme që do mbajë në PS

Të enjten Dako dorëzon bashkinë; dy postet e

Ditën e premte, ora, 10.00, betohet kryebashkiakja e parë e qytetit bregdetar, Valbona Sako. Ceremonia do të mbahet në ambientet e Këshillit të Qarkut. Betimi i Sakos shënon edhe fundin e qeverisjes 12-vjeçare të Vangjush Dakos në krye të Durrësit. Pas 3 mandatesh si qytetar i parë i qytetit bregdetar, dita e enjte do të shënojë ditën e fundit në bashki për Dakon.

Largimi i tij nga bashkia do të ndodhë vetëm dy ditë, pasi Zëri i Amerikës, njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA Dakos dhe familjes së tij. Kur mendohej se Dako do të largohej pa zhurmë nga bashkia që e drejtoi për 12 vjet me rradhë, bëhet publik fakti se kryebashkiaku i Durrësit shihet nga amerikanët si i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Edhe pse nesër do të jetë dita e fundit në bashki e Dakos, ai që nga e enjtja do të quhet ish-kryebashkiak i Durrësit do të vazhdojë të mbajë ende dy detyra mjaft të rëndësishme në Partinë Socialiste. Dako mbetet koordinator i qarkut të Durrësit dhe anëtar kryesie i PS-së.

Në shtator, Rama ka njoftuar nisjen e procesit zgjedhor në të gjitha strukturat e partisë. Por a do të vazhdojë Dako t’i mbajë të dyja këto poste të paktën deri në janar 2020, muaj kur është parashikuar të mbahet Kongresi i PS-së?

Të fundit