Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Të enjten Dako dorëzon bashkinë; dy postet e rëndësishme që do mbajë në PS
Ditën e premte, ora, 10.00, betohet kryebashkiakja e parë e qytetit bregdetar, Valbona Sako. Ceremonia do të mbahet në ambientet e Këshillit të Qarkut. Betimi i Sakos shënon edhe fundin e qeverisjes 12-vjeçare të Vangjush Dakos në krye të Durrësit. Pas 3 mandatesh si qytetar i parë i qytetit bregdetar, dita e enjte do të shënojë ditën e fundit në bashki për Dakon.
Largimi i tij nga bashkia do të ndodhë vetëm dy ditë, pasi Zëri i Amerikës, njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA Dakos dhe familjes së tij. Kur mendohej se Dako do të largohej pa zhurmë nga bashkia që e drejtoi për 12 vjet me rradhë, bëhet publik fakti se kryebashkiaku i Durrësit shihet nga amerikanët si i përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Edhe pse nesër do të jetë dita e fundit në bashki e Dakos, ai që nga e enjtja do të quhet ish-kryebashkiak i Durrësit do të vazhdojë të mbajë ende dy detyra mjaft të rëndësishme në Partinë Socialiste. Dako mbetet koordinator i qarkut të Durrësit dhe anëtar kryesie i PS-së.
Në shtator, Rama ka njoftuar nisjen e procesit zgjedhor në të gjitha strukturat e partisë. Por a do të vazhdojë Dako t’i mbajë të dyja këto poste të paktën deri në janar 2020, muaj kur është parashikuar të mbahet Kongresi i PS-së?