Flash News

KRYESORE

Të enjten seancë plenare, a do ketë protesta nga opozita?

Të enjten seancë plenare, a do ketë protesta nga opozita?

Këtë të enjte pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për seancën e ardhshme në orën 10.00.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama ka kërkuar nga të gjithë deputetët e PS që të jenë aktivë dhe të angazhohen në diskutime për rendin e ditës.

Sa i takon qëndrimit të opozitës, nuk dihet ende nëse do të zhvillojnë një protestë të radhës, ashtu siç ka ndodhur me seancat e muajit të fundit, që pas vendimit të deputetëve opozitar për të djegur mandatet.

Në fjalimin e tij, gjatë protestës së 16 marsit, kreu i PD, Lulzim Basha tha se protestat do jene te përditshme.

Të fundit