Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Të etur për "skandalet“ e Ornelës, por jo për artisten Vorpsi...
Nga Jonila Godole
Duhet thënë që në fillim, Ornela Vorpsi nuk ka nevojë për mbrojtjen publike të askujt! Pavarësisht se në një vend si yni, njerëzit janë gati të gjuajnë me gur mbi këdo që thotë atë që mendon, sidomos kur flet një grua, siç është rrebeshi i përgojimit dhe ofendimeve ndaj kësaj artisteje dhe shkrimtareje të njohur. Një shoqëri e tërë që kapet pas një fjale që dikush e thotë kalimthi ose në mënyrë të sinqertë dhe fillon denigrimin në kor të personit, pa ditur asgjë për jetën, përvojën profesionale, kontekstin në të cilin është përjetuar dhe rrëfehet diçka. „Faji“ i Ornelës, me sa kuptova nga postimet në FB apo në media, paska qenë adhurimi ndaj personit të gabuar, ish-profesorit dhe mikut të saj të rinisë që sot rastisi të jetë kryeministër i vendit - dhe për të cilin, ne që jetojmë në Shqipëri mund të kemi një perceptim krejt të ndryshëm nga ajo. Por ky është problemi ynë, jo i saji. Ditën e hapjes së ekspozitës në COD të gjithë kishin ardhur të shihnin zonjën e hijshme, por a e panë vërtet ekspozitën me punimet e saj? Nga jehona që pati në media, më duket se jo. Asnjë analizë dhe koment profesional nga gazetarë apo kritikë të kulturës, vetëm gossip dhe gracka të ngritura për të kapur lehtësisht mat dikë që flet hapur dhe pa filtra pseudo-moralë.
Ornela Vorpsi e ka ditur mirë përse i ka ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë. Në moshë të re ka ndjerë mbi shpinë goditjen e regjimit, pas burgosjes së babait dhe shumë prej tyre që e ofendojnë sot mund të kenë qenë po ata shokë të klasës që mësuesja i nxiste kundër vajzës së „armikut“. Ka ndjerë përçmimin e kësaj shoqërie „puritane“ që i merrte nëpër gojë atë dhe nënën e saj dhe i la vetëm përballë gjëmës që u kishte rënë mbi krye. Kaq të thella janë plagët që i ka lënë Shqipëria, sa vepra (me nota të forta autobiografike) e Vorpsit mund të lexohet edhe si një histori çlirimi që nis me gjuhën e zgjedhur të rrëfimit, italisht, dhe më pas në frëngjisht, por asnjëherë në shqip. Ndarja nga gjuha shqipe duket se lidhet me përjetimet e fëmijërisë dhe të rinisë së hershme.
Kur e ftuam në 2015 si autore në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë (http://www.literaturefest.com/copy-of-tilf-guests) kisha lexuar dy libra të saj të pritur shumë mirë në Gjermani „Das ewige Leben der Albaner“ (Vendi ku s’vdiset kurrë) dhe „Die Hand, die man nicht beißt“ (Dora që nuk kafshohet). Dhe kisha kuptuar mes rreshtave marrëdhënien e saj me atdheun, këtë „ferr të dashur“ siç shkruante ajo, i cili i mësoi që në moshë të re çfarë ishte brutaliteti, megalomania, urrejtja, pushteti patriarkal, braktisja nga të gjitha institucionet, tendenca për tragjizëm e këtij populli, makutëria etj. Proza e Vorpsit – si pak autorë të pas 1990ës - i ofron lexuesit një perspektivë unike në panoptikumin e izolimit komunist, përmes hiperrealizmit që prek në shpirt gjithkënd që e ka përjetuar atë periudhë.
Ndërsa ndante me publikun gjatë Festivalit në 2015 se përse ajo kishte zgjedhur të shkruante në gjuhë të huaj, të pranishmit në sallë u tronditën se si mund të shprehej aq thjesht dhe pa asnjë mllef dikush që dikur i kishin nxirë jetën. Sepse përkundër „sportit“ tonë popullor të viktimizimit dhe fajësimit të gjithkujt, por rrallëherë të vetvetes, Ornela Vorpsi as nuk tregon me gisht fajtorët, as nuk përfiton nga rasti të bëj heroinën. Ajo ka gjetur mënyrën e saj të bëjë paqe me veten përmes krijimit... dhe distancës. Dhe intuita e saj e hershme nuk e ka gënjyer, vepra e saj, njësoj si edhe personi i saj do të paragjykohej në vendlindje – kështu ka menduar gjithmonë, dhe ka pasur të drejtë.
Për një moment mbase, e rrethuar nga kamerat televizive në sallën elegante të COD, ajo mund të ketë kujtuar se ndihej më në fund e mirëseardhur në atdheun e vet, se gjërat vërtet mund të kishin ndryshuar. Dhe më vjen keq që i është dashur të kuptojë pak orë më vonë se në këtë provincën tonë të vogël, në këtë „vend ku s’vdiset kurrë“ ka hapësirë vetëm për „skandalet“ e Ornelës, por jo për artisten dhe shkrimtaren e talentuar Vorpsi (që në vitin 2012 renditej mes Aleksander Hemon dhe Zadie Smith ndër prozatorët më të mirë europianë të zhanrit „Fiction“, pa folur për dhjetra çmime prestigjioze që ka fituar deri më sot). Se hijeshia, çiltërsia dhe kureshtia femërore akoma stigmatizohen dhe provokojnë agresivitetin e një shoqërie të mbyllur, njësoj si fati i personazheve në librat e saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38