Flash News

KRYESORE

“Të fortët” e Klosit, sherr me policinë. Ja kush janë ...

“Të fortët” e Klosit, sherr me policinë. Ja kush

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasit:

Seldio Ballazhi, 31 vjeç

Vilson Ballazhi, 21 vjeç

Adrian Kurti, 22 vjeç, të gjithë banues në fshatin Gurrë e Madhe-Klos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në qytetin e Klosit shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me disa persona të tjerë, dhe kur  kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshmëm, shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Klos.  Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Të fundit