Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Të fshihen ose nuk do të marrin frymë”, Rama zbulon njësinë speciale që do merret me ‘të fortët’
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët ka treguar për planin e qeverisë lidhur me policinë e shtetit dhe ka zbuluar se në plan është krijimi i njësive speciale që do të merren posaçërisht me ‘të fortët’.
“Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55 vjeç, por rrugëdalja duhet të jetë financiarisht kuptimplotë dhe plotësisht e arsyeshme dhe ne e kemi zgjedhur këtë në bashkëpunim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, është gati njësi super speciale që do të hyjë në aktivitet pasi është trajnuar me një trupë elitë dhe që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, lagjeve ose qyteteve. Ajo që e kam anoncuar më parë dhe që do të jetë pjesë e aksionit kundër tipave që nëse do të vendosin të rrinë në Shqipëri duhet të përgatiten për tu fshehur në vrima që do të jenë shumë shumë të ngushta. Përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë”, tha Rama.