Flash News

KRYESORE

Naftëtarët e Ballshit zgjedhin sot tjetër formë proteste për tërheqjen e vëmendjes së qeverisë: Pa plotësuar kushtet, nuk dalim të gjallë

Naftëtarët e Ballshit zgjedhin sot tjetër formë proteste

Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e 13-të grevës së urisë.

Ndërsa 10 grevistë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e Uzinës dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, të tjerë naftëtarë kanë zgjedhur sot një tjetër formë proteste për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Dhjetëra naftëtarë të Ballshit, të mbështetur edhe nga qytetarë kanë nisur një marshim në rrugët e qytetit, teksa i bëjnë thirrje kryeministrit të ndërhyjë për një zgjidhje.

Po ashtu, sot ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugët.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve tha se pa u plotësuar kërkesat e tyre nuk do të dalin të gjallë prej grevës.

“Pa u plotësuar kërkesat, ne nuk dalim të gjallë që këtej, na mbështesni nga jashtë që palët të reagojnë dhe të japin një zgjidhje”, tha Sokol Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit zgjedhin sot tjetër formë proteste

Të fundit