Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Të fus plumbin”, trajneri i Vllaznisë flet për kërcënimin me jetë ndaj kapitenit në Dibër
Një skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit, Femi Mëziu, se ka kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi.
Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.
I kontaktuar nga Panorama Sport, trajneri u shpreh: Administratori Femi Mëziu na ka kërcënuar. Lojtarëve i thoshte se do i fus plumbin. Një turp për atë person. Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve. Do ta kallëzojmë në polici.”