Flash News

KRYESORE

Të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme

Të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrna të

Njohja e yndyrave të shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin tonë, pasi  ndihmojnë në parandalimin rritjes së nivelit të kolesterolit  dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Disa nga ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme:

Peshku

Rekomandohet konsumimi i peshkut dy herë në javë.

Avokado

Avokado mund të përdoret në disa mënyra. Përgatiteni me sallatë ose në ushqimet e shpejta. Ka efekte pozitive për zemër dhe zbut simptomat e osteoartritit.

Gjysma e një avokadoje mesatare përmban rreth 115 deri 160 kalori.

Farat

Farat e kungujve, lulediellit përmbajnë yndyra që ulin kolesterolin në gjak.

Arrat

Konsumoni në ditë deri 14 arra, 35 kikirikë dhe 15 lajthi.

Vaji i ullirit

Mund ta përdorni në kuzhinë dhe për përgatitjen e sallatave të shijshme. Edhe pse hyn në mesin e ushqimeve të shëndetshme, duhet pasur kujdes për sasinë e përdorur pasi bëhet fjalë për vaj.

Perimet

Perimet e gjelbra si spinaqi kanë yndyra acidike  omega-3. Trupi në mënyrë të pavarur nuk mund të prodhojë këtë lloj yndyre, prandaj duhet ta konsumojmë përmes rrugës së ushqimit.

Vezët

Një vezë përmban më pak se 5 gramë yndyrë të shëndetshme. Po ashtu janë të pasura me omega-3.

Të fundit