Flash News

KRYESORE

“Të gjithë bashkë në shesh, t'i tregojmë Edi Ramës se populli ia ka hequr vizën”

“Të gjithë bashkë në shesh, t'i tregojmë Edi

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 2 orë nga zhvillimi i protestës së tetë kombëtare, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në tubimin para Kryeministrisë.

Sipas tij, protesta është i vetmi mjet për të çliruar vendin nga krimi dhe korrupsioni që i qeveris.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën! Asnjë hap pas!”, shkruan Basha në një postim në ‘Facebook’.

Të fundit