Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Të gjithë dolëm të fituar", Gjiknuri zbardh detaje nga diskutimet me ambasadorët
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit ka hedhur detaje nga diskutimet me orë të gjata të ditëve të fundit mes palëve politike dhe ambasadorëve të SHBA, Yuri Kim, BE, Luigi Soreca, Britanisë, Duncan Nornam, dhe OSBE, Bernd Borchardt.
Gjiknuri është shprehur se është pranuar përfshirja e teknologjisë në zgjedhje në të gjithë vendin duke shkuar përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërkaq përsa i përket votës së emigrantëve, ashtu sikurse kryeministri Rama ai tha se kjo çështje i është deleguar KQZ-së dhe se kodi i ri do të garantojë se vota e tyre nuk do të preket.
Deklarata e plotë:
Kam detyrimin politik por edhe qytetar për të informuar aq sa mundem ata që na ndjekin në lidhje me një proces të rëndësishëm që ka marrë vëmendjen këto ditë. Fatkeqësisht, nuk meritonte të merrte gjithë atë vëmendje. U zhvillua nën mikpritjen e një ambasade të nderuar, me pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë, për diçka që normalisht vet shqiptarët duhet të merreshin vesh. Për këtë, u kërkoj ndjesë por realisht unë dua dhe të falenderoj partnerët që na mbështetën për të arritur një marrëveshje të mirë për reformën zgjedhore, ku asnjë nuk humbi por të gjithë dolën të fituar. Me pak fjalë, kërkesa e kahershme jo vetëm e ODIHR por edhe opozitës shqiptare ka qenë garancia në sistemin e manaxhimit të votës. Përkundër rekomandimeve të ODIHR, siç e tha dhe Kryeministri këtu, ne pranuam kërkesën e opozitës për përdorimin e teknologjisë në të gjitha qendrat e votimit. Madje me garanci shtesë që personi që do të mbikëqyrë dhe do të jetë bashkëmanaxher i këtij procesi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të caktohej nga opozita.
Nga ana tjetër, një shqetësim tjetër që kishte opozita ka qenë se si do të reflektohet dhe sanksionohet e të funksionojë mirë skema e rekrutimit të nëpunësve që do të manaxhojnë zgjedhjet. Natyrshëm, do të jetë detyrë e nëpunësve civil që të shkojnë me detyrim në trajnimin për të qenë administrator zgjedhor ashtu sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë i nxitur edhe nga çdolloj partie e ka këtë mundësi që të jetë zyrtar zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skemë e hapur e cila do të mbikëqyret, pra rekrutimi dhe trajnimi do mbikëqyret nga përfaqësuesi pra zv.komisioneri i opozitës që do të ngarkohet posaçërisht me këtë punë në KQZ. Kjo adreson një nga ato frikërat që kishin se si njerëzit të cilët mund të kenë një bindje X apo Y do të përzgjidhen në një skemë trajnimi të hapur. Komisionerët do të caktohen me short, do të jenë tre zyrtarë të cilët do të manaxhojnë këtë proces dhe këta tre zyrtarë do të kenë edhe dy observues politik që kanë të drejta të shënojnë në çdo procesverbal, në çdo material të vendimmarrjes aty.
Përtej kësaj, kërkesat e opozitës kanë qenë edhe për garanci shtesë për procesin, qoftë në administrim apo edhe në numërimin e votave që në fund të fundit do të ketë të njëjtën skemë. Pra, do të jenë dy numërues zyrtarë zgjedhor të përzgjedhur rastësisht me short dhe të vëzhguar nga përfaqësues politik të cilët kanë të drejtën e kontestimit të çdo vote.
Cili është procesi tjetër ekstra? Kanë kërkuar monitorim në çdo qendër votimi. Kjo i është dhënë gjithashtu. Kanë kërkuar që sinjalizuesit për krimet zgjedhore të marrin imunitet dhe kjo i është pranuar. Pra, flasim për imunitet penal, çdo njeri që denoncon për krim zgjedhor merr imunitet penal. Kanë kërkuar rihapje të çdo kutie votimi dhe rinumërim në të gjithë Shqipërinë pas daljes së rezultatit zgjedhor. Do të thotë që puna e çdo numëruesi apo çdo zyrtari zgjedhor është e verifikueshme dhe e auditueshme. E dini cili është ndëshkimi? Është ndëshkimi jo vetëm penal por përjashtohen përjetësisht nga Shërbimi Civil dhe nga pjesëmarrja në punët e sektorit publik. Këto janë masa që janë garanci integriteti për çdo zyrtar i cili do të marrë përsipër të kryejë këtë proces. Nga ana tjetër, të gjitha kërkesat e tjera që kanë qenë shqetësuese për opozitën qoftë për rolin e policisë, qoftë për rolin e prokurorisë, të gjitha janë pranuar.
Natyrshëm, qeveria teknike nuk mund të ishte një kusht për Kodin Zgjedhor dhe më vjen mirë që edhe opozita reflektoi mbi këtë. Ashtu sikurse edhe shashka do ta quaja, e hedhur që Gjykata Kushtetuese të mund të ishte një gjykatë ankimore, edhe kjo nuk qëndronte. Gjykata Kushtetuese nuk mund të merrte rolin e Kolegjit Zgjedhor pasi nuk është një gjykatë fakti. Vërtet ka një mbrojtje të të drejtës kushtetuese që mund ta kërkosh në nivel kushtetues por asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk mund të kthehet në një gjykatë fakti. Nga ana tjetër, nuk mund të pranohet logjika që një pjesë e drejtësisë qenka e vetuar dhe një pjesë e pa vetuar. Pra, një ishull për gjykatën politike nuk e meriton vetingun ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve për çdo çështje gjyqësore e meritoka vetingun. Kështu që edhe ky argument besoj u qartësua dhe më vjen mirë që opozita ka ardhur aty ku duhet.
Një gjë dua të them, me gjithë këto masa të marra, ky do të jetë procesi i parë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë që do të mundësohet një votim i pastër përmes një procesi administrativ të pa politizuar. Ky do të jetë hapi i parë që ne të vazhdojmë reformën zgjedhore dhe duke garantuar çështje të tjera që fatkeqësiht na kanë mbetur.
Për ta mbyllur. Për sa i takon emigrantëve, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ me akt normativ ta mundësojë votimin në distancë. E drejta është e garantuar ndërsa procedurat do të zgjidhen me akt nënligjor. Besoj se me një manaxhim civil, administrativ por dhe me vëzhgimin partiak, Shqipëria ka mundësinë që ti bëjë zgjedhjet më të mira se sa i ka bërë kurdoherë tjetër.
Të gjitha forcat duhet të lënë retorikën politike në këtë rast, të mos pengojnë integrimin dhe nëse mendojnë se kanë avantazhe elektorale le të shkojnë të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe ti mobilizojnë ata për vota. Vota e tyre nuk do të preket dhe ky kod i ri, jam i bindur që do ta garantojë këtë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38