Të gjithë drejt Tiranës, zbulohen shifrat e pjesëmarrjes në protestën kombëtare

Protestuesit opozitarë nga të gjitha anët e Shqipërisë janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën kombëtare. Partia Demokratike llogarit se nga 11 qarqet e vendit, pritet që të vijnë në protestë 70 mijë persona.

Opozita beson se kjo protestë do të jetë masive dhe se në shesh do të jenë me mijëra shqiptar të lodhur nga skandalet e qeverisë Rama.

Ndërkohë që nuk është llogaritur numri i protestuesve të Qarkut të Tiranës, që po ashtu pritet që të jenë i madh.

Edhe ish kryeministri Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook, paralajmëroi se ishin me mijëra qytetarët që po udhëtonin drejt kryeqytetit.

“Vërshime të jashtëzakonshme drejt Tiranës! Rama ik! Fitore! Sb”, shkroi Berisha.

Sipas PD-së pjesëmarrja për secilin qarko është kjo:

Kukësi 4600 protestues

Shkodra 10 000 protestues

Dibra 5 500 protestues

Lezha 7800 protestues

Vlora 5800 protestues

Fier 6 500 protestues

Gjirokastra 2800 protestues

Berati 3000 protestues

Durrësi 10 000 protestues

Elbasani 8 600 protestues

Korça 5 600 protestues