Flash News

KRYESORE

Të gjithë e kritikojnë Ozilin, por një legjendë e United e kërkon hapur

Të gjithë e kritikojnë Ozilin, por një legjendë e

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Sipas ish-mesfushorit, lojtari i cili mund të bëjë ndryshimin te "Djajtë e Kuq" është Mesut Ozil.

Gjermani ka 5 ndeshje radhazi që nuk luan me londinezët, por Scholes beson se ai ka përvojën e duhur për të menaxhuar grupin e skuadrës së "Djajve" në mesfushën ofensive.

"Manchester United duhet të bëjë diçka për ta marrë Ozilin, i cili mund ta lidhë një ekip. Mendoj se ai është një lojtar që mund t'iu përshtatet mjaft mirë planeve taktike të trajnerit Solskjaer. Ozil mund të jetë një përgjigje afatshkurtër, nuk e di. Realisht mund t’i bënte shumë punë Manchester United".

Të fundit