Flash News

KRYESORE

Të gjithë keni qenë duke kërcyer për Kim Kardashian, ‘Kiki’ është dedikim për të

Kim Kardashian dhe reperi Drake mund te kenë pasur një lidhje, dhe kjo ka ndodhur pas martesës saj me Kanye, sipas teorisë së një fansi.

Po sipas kësaj teorie, kënga që është bërë hit në rrjetet sociale “In my feelings” ose siç të gjithë e njohim “Kiki do you love me”, është një dedikim për Kim Kardashian.

“Drake na e ka thënë prej muajsh se ka fjetur me Kim Kardashian dhe ne thjesht nuk e kemi dëgjuar”, shkruan fansi dhe publikon një sërë fotosh që tregojnë lidhjen mes dyshes.

‘Kiki’ është dhe nofka e Kim Kardashian dhe të gjithë e dinë ketë. Reperi i njohur në një nga këngët e tij përdor dhe “8 Out Of 10”, dhe sipas fansit kjo i referohet numrit të ish-të dashurve (të deklaruar) të Kim-it, përveç bashkëshortit (dhe Drake). Pra 8 nga 10.

Kënga që i kushtohet Kanye-s thotë gjithashtu “gruaja jote”, duke iu referuar faktit që ajo është e martuar: “Unë e zura atë kur ti e lë vetëm. Ajo nuk është një tip që i pëlqen t’i marrë gjërat shtruar”.

Gjithashtu, shtëpia e Drake është shumë afër shtëpisë së Kim dhe Kanye dhe ai mesa duket i ka kënduar vajzës së lagjes dhe gjithë bota ka kërcyer për Kim-in dhe Drake.

Të fundit