Flash News

KRYESORE

Të gjithë kundër H&M, veshjet e firmës me shkrim diskriminues

Firma e  njohur e veshjeve  H&M  me reklamën e fundit ka humbur një numër të madh klientësh.

H&M reklamoi një bluzë me kapuç  ku shkruhej “majmuni më cool në xhungël”, bluzë e cila ishte veshur nga një fëmijë afrikan.

 Për këtë H&M kërkoi falje dhe hoqi imazhin dhe bluzat nga tregu.

Fjala “majmun” në Amerikë përdore për fyerjet raciste të personave me ngjyrë, për këtë arsye ky imazh i H&M është komentuar shumë negativisht.

Këngëtari kanadez me origjinë nga Afrika, The Weeknd, ishte një nga ata që kritikuan duke shkruar që ai nuk do të bashkëpunonte më me kompaninë në të ardhmen.

H&M pranoi gabimin duke thënë në një deklaratë që ishte shumë e mërzitur për imazhin. “Jemi të keqardhur që fotografia është realizuar dhe gjithashtu jemi penduar për printin. Për këtë arsye, ne jo vetëm kemi hequr imazhin nga kanalet tona, por gjithashtu edhe printin nga produktet që ofrojmë në gjithë globin.”

 

 

 

Të fundit