Flash News

KRYESORE

Të gjithë menduan se ishte për shkak të Rita Orës, Dua Lipa tregon përse nuk mori pjesë në MTV

Ditën e djeshme u zhvillua një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, ‘MTV Video Music Awards’, ku ishin nominuar edhe këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Por ajo që ra në sy dukshëm ishte mungesa e Duas, e cila edhe vitin e kaluar nuk mori pjesë në këtë event të rëndësishëm, të cilin e moderoi Rita Ora.

Këtë vit ajo ishte e nominuar në dy kategori në ‘Kënga e vitit’ dhe ‘Koreografia më e mirë’.

Në fakt nëpërmjet ‘Instagram’-it këngëtarja ka treguar hapur se ka zgjedhur vetë të mos jetë e pranishme, pasi prej ditësh po shijon pushimet me miqtë e saj në Ibiza.

Dua ka publikuar në ‘Instastory’ disa video në të cilat shihet se mbrëmjen e djeshme ka festuar me alkool dhe nën ritmet e muzikës së preferuar, gjë që e ka trullosur paksa dhe nuk ndihet mirë.

Të fundit