Flash News

KRYESORE

“Të gjithë në 12.00 për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga barbaria e pushtetit”

“Të gjithë në 12.00 për të mbrojtur Teatrin

Sot në mesditë, është parashikuar të mbahet një protestë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ish deputeti i PD, Aleksandër Biberaj bën thirrje për t’u bashkuar në këtë tubim, pasi sipas tij është detyrë qytetare, kulturore dhe patriotike mbrojtja me cdo kusht të kulturës sonë kombëtare.

“E GJITHE NE PROTESTE NE OREN 12 PER TE MBROJTUR TEATRIN KOMBETAR NGA BARBARIA E PUSHTETIT!

Te dashuq miq,

Sic mund te jeni ne dijeni qeveria e krimit dhe korrupsionit, qeveria okulte e pandemise, ka kaluar komplet ne fshehtesi, pa u konsultuar as me artistet,as me nderkombetaret, dhe as me grupet e interesit pronen publike te Teatrit Kombetar ne pronesi te Bashkise Tirane, me qellim prishjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimin e kullave te binesit fitimprurese per Kryeministrin, Kryetarin e Bashkise dhe klientet e tyre oligark. Eshte detyre civile, qytetare, kulturore dhe patriotike mbrojtja me cdo kusht, cmim dhe mjet demokratik e kultures sone kombetare, e identitetit tone kombetar, e historise sone kombetare si nje nder kombet me te vjetra te qyteterimit europian, mesdhetar dhe ballkanas. kjo barbari e pushtetit e mund te jete edhe e sinkronizuar dhe sponsorizuar nga armiqte e kombit tone qe jane perpjekur dhe perpiqen qe te na paraqesin si fise te egra barbare, ndonese ata vete perfaqesojne keto fise barbare qe erdhen ne shekujt XI-XIII ne Ballkan me zjarr dhe dhune.

Te dashur miq, te gjithe ne mbrojte te kultures se kombit tone, te identitetit tone kombetar, te historise sone kombetare, ne oren 12 tek Teatri Kombetar!”, shkruan Biberaj përmes rrjeteve sociale.

Të fundit