Të gjithë në Munih/ Miqtë dhe ‘armiqtë’ bëhen bashkë, Kurti, Vuçiç, Rama e Thaçi në Konferencën e Sigurisë

Të gjithë nesër në Munih për Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë. Aty do të jenë drejtues të rëndësishëm shtetesh nga më shumë se 40 vende të botës por një panel do të jetë posaçërisht edhe për Ballkanin Perëndimor.

Do të bëhen të gjithë bashkë kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi por edhe Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama.

Sipas asaj që raporton Deutsche  Welle, nga vetë burimet e saj, takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë kryeministri i ri Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij.

Mësohet se temat kryesore në Konferencën e Sigurisë sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesëmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeir.