Flash News

KRYESORE

"Të gjithë në terren kundër kanabisit, jo në zyra", Ardi Veliu mbledh krerët e Policisë: Të ndëshkohet çdo përgjegjës!

"Të gjithë në terren kundër kanabisit, jo në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë kanë zhvilluar sot një takim për të analizuar situatën e krijuar nga kanabisi në Shqipëri.

Ndërsa u kërkon vartësve të tij të jenë më aktiv në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Veliu thekson se duhen shtuar kontrollet edhe për krimet mjedisore dhe për masat ndaj COVID-19.

Njoftimi policisë:

Antikanabisi/Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës

Takim rajonal për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve.

Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luftuar këtë veprimtari kriminale.

Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.

“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori.

Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter.

Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”, – nënvizoi Drejtori i PSH.

Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore.

Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike.

Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim.

Të fundit