Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Konfigurimi aktual i skenës politike shqiptare, nëpër të cilin shtrihet gjerë e gjatë kriza, njëfarë 'apokalipsi sistemik', detyron edhe një pyetje: A janë aktorët politikë nëpër vendet e tyre? Duke filluar nga kreu i shtetit dhe duke zbritur deri te 'opozita e re' që okupon një pjesë të Kuvendit të Shqipërisë.
Ilir Meta ka qenë, në muajin e fundit, jashtë, jo vetëm profilit të tij si President, por edhe siluetës si politikan, me të cilën jemi mësuar të lëshojë hijen e tij në ngjarjet politike të Shqipërisë së tranzicionit. Një ndryshim i jashtëm i z. Meta, një kalim nga 'qetësia dhe dashuria' te 'vrulli dhe stuhia'; një kalim i dytë, thuajse pornografik nga aversioni për ekspozimin e tepërt te një protagonizëm sanguin në rrjetet sociale, etj., të bëjnë të hamendësosh se imponimi i këtij shndërrimi ka patur shtysa të brendshme. Emocionale. Psiko-politike.
Çfarë e shtyn z. Meta të mos jetë në rolin e vet, në vendin e vet, në katrorin e vet të lojës?
Kryeministri Rama, aktor i dorës së parë në këtë konfigurim, është gjithaq përtej vendit të vet. Paradoksalisht, edhe pse i ka të gjitha, (më në fund!!!), ai mbetet i ekspozuar ndaj disa rreziqeve akute. I pari është ngecja e tij në procesin integrues të Shqipërisë. Nëse në tetor, siç kanë filluar që tani të qarkullojnë zërat në opinionbërjen rajonale dhe europiane, Tirana ndahet nga Shkupi, duke e shpërblyer (më në fund!) Zaevin për Marrëveshjen e Prespës, thika e dështimit do të gjente brinjën më të butë të kryeministrit, për ta kthyer në 'gangrenë' politike këtë refuzim, me fuqinë absolute që i jep përsëritja. Nëse elektoralisht kjo nuk do të thotë shumë (nuk fitohen zgjedhjet me integrimin ose mungesën e tij), z. Rama mund të shihet si 'biri i tersit' sa i takon përftimeve ekonomike që priten nga integrimi (Shqipëria nuk ka marrë asnjë kokërr euro prej paketave financiare të cilat i kanë vjelë fqinjët me të dyja duart), por edhe nga një 'bllokadë botërore' për qeverinë Rama, duke indeksuar këtu mungesën e frikshme të investimeve dhe interesit të huaj për Shqipërinë ekonomike.
Nëse integrimi është abstrakt, ngjyrat e ububusë, ku futen edhe tersi ekonomik (si filxhani i Monikës, fundja) janë platforma frike të cilat funksionojnë elektoralisht.
Kryeministrit i duhet të kthehet në vendin e vet, qoftë edhe duke lëshuar nga pesha dhe pushteti që ka marrë mbi vete: duke shpërndarë bashkë me të edhe 'marzhin e gabimit' dhe përqindjen e fajit.
Lulzim Basha, ana tjetër e 'Skënderbeut të pushtetit', është jashtë pozicionit të vet në një formë aspak elegante. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve e kanë futur mes disa zjarresh: amerikanët, flakëhedhësja e të cilëve është më përvëluese se goja e Meduzës; pushteti i Ramës; faktori volatil Meta-Kryemadhi; dhe, së fundi por aspak më pak e rëndësishmja, 'PD-ja e dytë' (që janë të gjitha flukset, qofshin të ideve, trashëgimisë ose legjitimimit brenda partisë).
Edhe z. Basha i duhet një valvul shkarkimi. Deri më tash ai ka mbijetuar duke mbjellë episode krizash; ashtu si Odiseu dikur në brigjet e Itakës që, për t'iu shmangur luftës së Trojës filloi të mbillte kripë në rërë duke luajtur të marrin. Derikur, një edhe më 'i marrë' se ai, i vuri përpara parmendës Telemakun, të birin.
Cili është Telemaku i Bashës? Këtë ndoshta nuk e di as vetë Basha.
Këto kapërcime të aktorëve, këto vendndodhje të gabuara, këto shajni që ata i bëjnë demokracisë dhe rendit të gjërave, përkthehen në këtë bllokim dhe në këtë krizë.
Të gjithë duhet të shkojnë nëpër vendet e tyre sepse demokracia, e llojit perëndimor, jo improvizimi shqiptar i saj, këtë ka parasysh më së pari: rolin në sistem dhe sistemin e roleve.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38