Flash News

KRYESORE

Të gjithë pas Balotellit, ‘Super Mario’ kërkohet edhe nga klubet angleze

Të gjithë pas Balotellit, ‘Super Mario’ kërkohet edhe

Duke pasur parasysh që sulmuesit Mario Balotelli, i mbaron kontrata me ekipin aktual në fund të sezonit, të interesuar për shërbimet e futbollistit nuk janë vetëm klubet e ‘Serie A’, por edhe ata të ‘Premiere League’.

Agjenti i tij Mino Raiola ka deklaruar se Mario do të largohet nga Nice këtë verë pasi kaloi dy vitet e fundit në Francë, për të gjetur një klub të ri në Premier League ose Serie A.

Raiola mendon se Balotelli vlen 100 milionë euro në tregun e sotëm dhe ai pretendon se është duke biseduar me klube në emër të sulmuesit.

"Mario është gati të kthehet në Itali ose në Angli. Unë jam duke u marrë me shumë klube në Angli dhe Itali. Kam biseduar me Juventusin, Romën, Napoli, Interin”, ka thënë Raiola për ‘RAI’, duke shtuar se një rikthim i tretë tek Milan nuk është në plan.

"Milan? Jo, sepse atje është Mirabelli dhe unë nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij", është shprehur agjenti i ‘Super Marios’.

 

Të fundit