Flash News

KRYESORE

Të gjithë sytë te Gjimshiti, sonte është nata e tij në Champions

Të gjithë sytë te Gjimshiti, sonte është nata e tij

Champions League sonte do të jetë edhe më speciale për futbolldashësit shqiptarë. Në fushë do të jetë edhe shqiptari Berat Djimsiti. Atalanta e tij pret Valencian me disa mungesa të rëndësishme.

Skuadra e trajnerit Gasperini në Serie A ka treguar një formë të mirë. Edhe spanjollët në teori kanë buzëqeshur kur kanë mësuar shortin dhe sonte do mundohen të bëjnë hapin e parë për kualifikim.

Takim për të mos u humbur është edhe ai mes Tottenham dhe RB Leipzig. Londinezët nuk kanë Harry Kane dhe Heung-Min Son, çka i dobëson në sulm. Skuadra e trajnerit Jose Mourinho, sidoqoftë, është favorite ndaj gjermanëve.

Të fundit