Flash News

KRYESORE

Të grumbulluar dhe pa maska, deputetët shkelin rregullat anti-COVID në kafenenë e Kuvendit

Sot është mbledhur Kuvendi për seancën e radhës plenare. Në disa foto të publikuara në rrjet, shuhen qartë disa prej deputetëve në kafenenë e Kuvendit, teksa nuk zbatojnë rregullat anti-COVID.

Të grumbulluar, pa asnjë maskë dhe as nuk duke mbajtur distancimin social sipas protokolleve të OBSH-së  dhe të miratuara e të ripërsëritura e edhe prej Ministrisë së Shëndetësisë.

Vetë ligjvënësit nuk po respektojnë masat e lëshuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, edhe pse rastet janë në rritje sipas statistikave të bëra me dije prej Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit