Flash News

KRYESORE

Të hënën protestë kundër tarifës te ‘Rruga e Kombit’, Shehaj: Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka njoftuar se ditën e hënë banorët e Kukësit do të protestojnë sërish kundër vendosjes së taksës te ‘Rruga e Kombit’.

Të hënën nis edhe aplikimi i tarifës, teksa Shehaj bën të ditur në rrjetin social Facebook, se ai dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.

Deputeti demokrat i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës, sipas tij, për ti dhënë një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Te hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do ngrihen përsëri kundër taksës së rrugës se kombit🛃, një vjedhje💰 e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.

Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje te banorëve, kundër pushtetit grabitqar.

Ju ftoj të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t'ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar💶 që shqiptarët nuk durojnë dot më.

 

 

 

Të fundit