Flash News

KRYESORE

Të hënën rifillon shërbimi i taksive brenda qytetit, si do të funksionojë lëvizja

Të hënën rifillon shërbimi i taksive brenda qytetit, si do

Nga data 27 prill – të hënën- do të rikthehet shërbimi i taksive brenda qytetit. Pas lajmit që u dha nga kryeministri Rama, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dalë me një udhëzim duke treguar se si do procedohet dhe se si do të funksionojë ky shërbim.

Në udhëzimin e publikuar, theksohet se shoferët dhe pasagjerët duhet t`i qëndrojnë strikt respektimit të masave dhe protokolleve të sigurisë që janë ndërmarrë për situatën e emergjencës për shkak të COVID-19.

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

🔸 Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

🔸 Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

🔸 Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

🔸 Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

🔸 Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

🔸 Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

⚠️DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: ëëë.dpshtrr.gov.al

Mbro veten dhe të tjerët!

#DPSHTRR #MIE #Taksi #MasaCOVID19 #MbroVeten #MbroTëTjerët

 

Të fundit