Flash News

KRYESORE

“Të hiqet taksa 100%”, Haradinaj i përgjigjet Mogherinit me kushtin ndaj Serbisë

“Të hiqet taksa 100%”, Haradinaj i përgjigjet Mogherinit

Shefja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini në takimin e sotëm me delegacionin kosovar e ka parë urgjente tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Haradinaj  në një deklaratë për media i është përgjigjur kërkesës së Mogherinit, teksa shprehet se Kosova është e interesuar për tërheqje të taksës edhe sot, por kjo do ndodhte vetëm nëse Serbia sot e njeh shtetësinë e Kosovës, raporton Klan Kosova.

“Taksa është vendim i Qeverisë së vendit. Qeveria e vendit, vendimin e ka legjitim. Ka arsye kjo dhe ne kemi informuar qeveritë e jashtme sepse është rrezikuar Siguria Kombëtare e Kosovës, është penguar Kosova në planin e jashtëm. Ne jemi të interesuar ta heqim sot, nëse Serbia na njeh, nëse kjo ndodh sot e heqim”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Të fundit