Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Të humbura prej pesë muajsh, shpëtohen dy marinaret në Paqësor
Pas pesë muajsh të humbura në Paqësor, dy marinare dhe dy qentë e tyre u shpëtuan nga marina amerikane.
Jennifer Appel dhe Tasha Fuiaba u nisën në maj nga Hauai me destinacion Tahitin, por motori i varkës së tyre u prish. Dy femrat menduan se mund t’ia dilnin që të mbërrinin në tokë duke u mbështetur tek velat dhe era, por i bënë llogaritë gabim dhe varka e tyre përfundoi rreth 1500 km në juglindje të Japonisë, në mëshirë të fatit.
Pasi e kuptuan se nuk do t’ia dilnin dot, marinaret bënë mjaft thirrje për ndihmë në radio, por sinjali i tyre nuk u diktua nga askush, sepse ishin shumë larg anijeve të tjera dhe stacioneve në tokë. Fatmirësisht, pas thuajse 5 muajsh në det, varka e tyre u pikas më 24 tetor nga një anije peshkimi tajvaneze, e cila lajmëroi autoritetet në ishullin amerikan të Guamit.
Dy vajzat treguan se mundën të mbijetonin për aq gjatë falë ushqimeve të thata që kishin me shumicë, si makarona dhe tërshërë, por mbi të gjithë falë pajisjes që purifikonte ujin.