Flash News

KRYESORE

A do të ikë Muç Nano nga Top Story? Gazetari 'po mendohet' për një ofertë të re televizive

A do të ikë Muç Nano nga Top Story? Gazetari 'po

Gazetari dhe studiuesi Mustafa Nano, aktualisht nën kontratë me Top Story si analist, dhe me TemaTv si moderator i emisionit Zululand, është 'shtënë në mendime' nga një ofertë e re për sezonin e ri televiziv që nis në shtator. Burime të politiko.al thonë se Nano është kontaktuar nga pronari i grupit mediatik News 24/Panorama dhe i është ofruar mundësia e një 'nisjeje të re' televizive.

Alternativat mbeten dy studiot e emisioneve politike 'Të paekspozuarit' e Ylli Rakipit, ku të ftuarit e përhershëm gjatë sezonit të shkuar kanë qenë Andi Bushati dhe Fatos Lubonja, por edhe emisioni 'Studio e hapur' i Eni Vasilit. Ky i fundit më në nevojë pasi është një emsion pa të ftuar fiks.

Nanos i është lënë rruga e hapur edhe për një emision të drejtuar prej vetë atij. Para se të niste Zululand në TemaTv ai ka drejtuar Deja vu në Top Channel dhe Jamais vu në Ora news.

I kontaktuar nga politiko.al Nano e ka pranuar se ekziston një ofertë për të, por nuk ka preferuar të thotë se nga cili TV. Duke shtuar se 'do të mendohet' dhe se ndihet shumë mirë me Kol Ballën te Top Story.  

Të fundit