Flash News

KRYESORE

Të jesh baba i vajzave jeton më gjatë dhe bëhesh më i pasur

Të jesh baba i vajzave jeton më gjatë dhe bëhesh më i

Në fakt ka dalë nga shqiptarët “Kush ka vajza botën ka” (Irma Libohova në këngën e saj të famshme dedikuara vajzave) të cilët janë “të etur” për djem, pasi shumica e baballarëve në Shqipëri preferojnë që bashkëshortja e tyre të lindi djalë.

Një studim nga Harvard Business School i bërë për të gjithë baballarët që së shpejti do bëhen prind i një vajze, ose kanë ëndërr të kenë një vajzë, tregoi se baballarët që kanë vajza jetojnë shumë më gjatë, janë njerëz më të mirë dhe kanë sukses në karrierë.

Vajzat i ndihmojnë shumë baballarët që ta shohin jetën në një tjetër këndvështrim, dukebërë kështu që ata të jenë më të kuptueshëm edhe për bashkëshortet e tyre.

Ardhja në jetë e një fëmije në çdo rast transformon trurin e babait. Por, nëse ata marrin në krahë një vajzë ndjenjat janë krejt të tjera, duke i bërë ata më të afërt me gjininë femërore.

Në studim u përfshinë 50 baballarë të cilëve iu dhanë disa pajisje regjistrimi ndërsa në krahë mbanin djemtë apo vajzat e tyre. Analizat e studimit ishin të qarta, vajzave baballarët u kushtonin 60 për qind më shumë kohë se sa djemve.

Të fundit