Flash News

KRYESORE

Të jesh kampion mes ankthit dhe dilemave për të ardhmen; Skënderbeu në pritje të CAS

Të jesh kampion mes ankthit dhe dilemave për të ardhmen;

Skënderbeu është shpallur zyrtarisht kampion i Kategorisë Supëriore, duke fituar titullin e 8-të radhazi.

Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion, dhe e ka çuar në 11-të, diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë, kur ngelen edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Skuadra korçare ka zhvilluar një sezon fantastik ku nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitimin e kampionatit, duke treguar superioritet ndaj rivalëve. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here nuk ka pasur polemika përsa i përket dominimit të Skënderbeut.

Megjithatë, përtej gëzimit legjitim, ajo çka shqetëson më shumë drejtuesit e klubit korçarë është e ardhmja, pasi Komisionit i Apelit në UEFA i ka pezulluar me 10 vjet nga kompeticionet europiane dhe i ka gjobitur me 1 milion euro gjobë.

Klubi ka pohuar se do ta apeloj vendimin në CAS, madje nëse është e nevoshjshme do ta dërgojë edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Një dënim 10-vjeçarë apo edhe me i vogël do të ndikonte negativisht në te ardhmen e ekipit, pasi do të prishte imazhin e tyre dhe të futbollit shqiptar.

Të fundit