Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri Edi Rama po fliste dje para një grupi biznesmenësh të mëdhenj, në zemër të qytetit, ndoshta në hotelin më luksoz të Tiranës, për kërcënimin e jetës së qytetarëve nga (pa)siguria ushqimore. Me siguri, bash në kohën kur ai fliste, në drejtim të sheshit 'Avni Rustemi' apo të Pedonales, në ndonjë cep rruge a pallati, një plakë apo burrë në moshë, me sytë katër, po kontrollonte, sa tufat e qepëve dhe të majdanozit, sa ndonjë shishe qumështi te këmbët, dhe në të gjitha drejtimet e mundshme prej nga mund t'ia behnin 'të zinjtë' e Bashkiakes.
I njoh 'trembje' të tilla. Në rrugën që të çon te redaksia e Politiko-s, një burrë i këputur, e bën çdo ditë këtë betejë 'ngriva-shkriva' me policët. Ka një kovë të bardhë (tashmë e murrme), në fund të saj ca ujë dhe në krye tufa me lule të stinës, ku mbretërojnë trëndafilat. E has shpesh poshtë shkallëve, te cepi i një pallati të vjetër 'të Enverit' sa kalon Vesa Center. Kur 'trimërohet' ose nuk shquan rrezik, hedh 10 hapa dhe i afrohet kryqëzimit të semaforit, një zonë më e rrahur dhe më 'e suksesshme' për 'tregtinë' e tij. Kur lulet nuk janë më në sezon, nga fundi i verës, kalon te misrat e pjekur. Më vonë, kur del vjeshta dhe bien gjethet, e gjen me gështenja. Gjithë ç'i ka mbetur nga jeta janë dy sy të gjallë, me një të kaltër në gri dhe me dritë. Të tjerat i janë rrënuar: duart nga kallot, lëkura nga rrudhat dhe hapat nga mundimet.
Kryeministri mund të ketë të drejtë kur thotë se, shitësit ambulantë të qumështit, të freskët me gjasë, por të pakontrolluar dhe të pacertifikuar, shpërndajnë edhe pasiguri ushqimore. Nuk mund ta ketë megjithë mend ama kur identifikon ata si zemrën e problemit dhe ngecjen e sistemit. E kundërta është e vërtetë: ata që ishin ulur dje me të dhe e dëgjonin sy e veshë, biznesmenët e mëdhenj të prodhimit apo importit të ushqimve, pijeve dhe ilaçeve që konsumojë shqiptarët, janë problemi. Sigurisht, ka të ndershëm mes tyre, por edhe ata kthehen në pisa prej korruptimit, paaftësisë, papërgjegjshmërisë së një enti shtetëror mbi të cilin kryeministri ka të gjithë pushtetin e reformës, AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
Nga AKU, nga autoriteti mbi të cilin ka autoritet, duhet t'ia nisë kryeministri, dhe jo të ndjekë fshatarët e varfër me tri tufa majdanoz e dy shishe qumësht, rrugicave të Tiranës. Kjo kërkohet prej tij dhe prej shtetit. Te ky dallim qëndron edhe dështimi i tij. Shteti i madh dhe i paaftë bën pikërisht këtë: përndjek të voglin dhe të pamundurin për të krijuar grimasën e shtetit të fortë.
Kryeministri duhet të ruhet nga madhështia e hamendësuar e vetes, nga efigjia e shtetit të madh dhe nga biznesi i madh shqiptar. Një televizion kombëtar, një ndër dy më të mëdhenjtë, gjatë muajve të fundit ka bërë dy 'hetime' apo zbulime', që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin publik. Në fillim disa kronika intensive për ujin e pijshëm, që rezultonte i ndotur dhe, së fundmi një investigim për prodhimet e ndryshme ushqimore që 'mbushen' me agjentë të dëmshëm për shëndetin.
Televizioni në fjalë ende nuk i ka bërë publike kompanitë e ujit apo ushqimeve që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. AKU nuk ka lëvizur vendit. Kryeministri, që ka partneritet me të mëdhenjtë, iu është turrur fukarenjve. Kur të zhdukë ata do të ketë marrë fund për të 'Reformimi' i Shqipërisë.
Nën qeverisjen e tij, ata, me sa duket, nuk zhduken por shtohen. Ndoshta, të shumtë dhe të bezdisshëm sa janë, do t'i përzejë të gjithë drejt getove, siç po bën me banorët e Astirit. Si sot, kur dërgoi trimat e Gjeneraleshit të tij për të dëbuar me dhunë 'informalët' e 28 viteve informalitet nga shtëpitë e tyre në periferi. Ku, me gjasë, me të fuqishmit, paret e të cilëve 'e hedhin ujin përpjetë' do të ndërrojë rrjedhën e Lanës.
Kundërshtarët politikë ia recitojnë përditë fundin politik Ramës, por aty nuk shkohet me fatwa politike. Fundi lexohet qartë, më shumë se kudo, te diferenca e thellë mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Paaftësia për ta bërë këtë lexim, të jetuarit në 'dhomën e jehonës' që i krijojnë servilët, të jetuarit jashtë realitetit, është fundi.
Aty shkohet gjithmonë nëpër hendekun që një qeverisje zgjeron ndërmjet shtresave të popullatës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38