Flash News

KRYESORE

‘Të jetosh në ishull’ si Ben Blushi, ish-deputeti heq dorë nga politika?

‘Të jetosh në ishull’ si Ben Blushi, ish-deputeti heq

Humbja në zgjedhjet e 25 qershorit duke mos arritur të sigurojë mandatin e deputetit, duket se ka nxjerrë shumë shpejt jashtë politikës kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.

Kryetari i opozitës është rikonfirmuar, qeveria e re është formuar, kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur, i ashtuquajturi program për katër vitet e ardhshme është prezantuar, marrëveshja e 18 majit ka përfunduar dhe të gjitha këto nuk kanë qenë të mjaftueshme që Blushi të reagojë dhe të jap mendimin e tij, ashtu siç bënte pak muaj më parë për pothuajse çdo temë.

Edhe në faqen e ‘Facebook’ të Blushit ka rënë heshtja. Asnjë intervistë nuk ka dhënë as për mediat, çka tregon se ish-deputeti është përqëndruar brenda ‘ishullit’ të LIBRA-s.

Në muajn korrik, Blushi njoftoi se LIBRA do të rifillonte në shtator, por tani që ndodhemi në mesin e muajt, ish-deputeti nuk ka dalë ende nga ky ishull.

Të fundit