Flash News

KRYESORE

“Të kam pasur kapiten”, Cana takim të përzemërt me trajnerin e Tottenham

“Të kam pasur kapiten”, Cana takim të përzemërt

Në prag të finales së Ligës së Kampioneve, ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana ka zhvilluar një takim të përzemërt me trajnerin e Totenhamit, Mauricio Poketino.

Ish-mbrojtesi dhe Poketino kanë luajtur së bashku te PSG-ja ne France në sezonin 2003-04.  “E kam pasur kapiten te PSG-ja që kur unë isha 16 vjeç”, dëgjohet t’i thotë Cana ish-sulmuesit Hernan Krespo që është aty pranë.

"Të kam kujtuar disa ditë më parë me Hugo Lorisin (portieri francez i Totenhamit)”, replikon më tej Poketino. Cana ndodhet në Madrid si pjesë e analistëve sportivë të platformës “Tring”, cila do te transmetoje kete sfide.

Finalja e Ligë së Kampioneve, Totenham Liverpul do të luhet nesër në stadiumin  “Vanda Metropolitano” në Madrid në Madrid.

Lorik Cana on Vidnews.

 

Të fundit