Flash News

KRYESORE

Të kërkuar për mashtrim dhe falsifikim, ekstradohen nga Interpol Tirana

Të kërkuar për mashtrim dhe falsifikim, ekstradohen nga Interpol

Interpol Tirana ka ekstraduar dy persona ditën e sotme të cilët ishin dënuar se kishin kryer vepra penale në fushën krimit financiar.  Nga Belgjika u ekstradua 35 vjeçari Kreshnik Kule, i cili nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 ishte dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale të mashtrimit.

I dënuari, në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 30.000 $), duke i premtuar që do të mundësonin dërgimin e tij dhe të familjes së tij në Kanada.

Gjithashtu, specialistët e Interpol Tirana, ekstraduan nga Londra S.P. 40 vjeç, nga Fieri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në Mars të vitit 2018, caktoi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale "Falsifikim monedhash", "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave". Ai fshihej në Mançester, por pas bashkëpunimit mes policive, u bë i mundur ndalimi dhe sjellja e tij në Shqipëri.

Të fundit