Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Deri në fund të viteve '90, kur Shqipëria ishte nën dominimin e Berishës dhe më pas të Nanos, Edi Rama konsiderohej si enfant terrible i pafat i elitave post-komuniste. Ai kishte mbërritur nga Greqia, një a dy ditë me vonesë, me idenë për t'iu bashkuar Lëvizjes së Dhjetorit, por në kohë revolucionesh (edhe kur ato janë të komanduara apo të kadifenjta) një ditë është sa një dekadë.
Rama, bashkë me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Spartak Ngjelën dhe Sali Berishën, ishte më radikali në artikulim. Madje edhe më i ashpër se këta të tjerët në raport me komunizmin. Në ndryshim nga liderët demokratë, të cilët ishin tashmë të trysnuar nën moton berishiane 'bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë', Rama ishte kundër komunistëve, kundër veteranëve, kundër luftës Nacional-Çlirimtare. Edhe kundër Bllokut me të cilin e lidhnin disa fije (që nuk priten kurrë).
I mbetur në margjina, ai u bë një prej zërave jakobinë të shoqërisë civile, një prej publicistëve konicianë të shtypit të shkruar, një prej anti-berishistëve komandues të kohës. Në ndërkohë ai provoi edhe mërgatën, një zhvendosje në Francë e Gjermani ku, më shumë se suksese estetike, provoi aventura erotike.
Gjithsesi, ai mbetej një potencial i pashprehur, dhe jo pak mendonin gjatë asaj kohe se Shqipëria dhe fati nuk po i jepnin atë që meritonte.
Thënë ndryshe, ai ishte më i madh dhe më i talentuar se shanset e tij.
Ahti i kësaj 'brenge', por edhe një radhë rrethanash personale, shoqërore e politike duket se e shtynë Edi Ramën në qeverinë e Fatos Nanos si ministër i Kulturës. Çdo gjë e mëpasit është përsëritje.
Kur koha i ka rrokullisur vitet, njëzet e kusur, në kah të kundërt me të gjithë ne, kemi një Edi Ramë tjetër. I vjetëruar tashmë, në mjekër dhe në politikë, ai fat i munguar i fillimit e ka dëmshpërblyer si asnjë tjetër. Në pushtet pa ndërprerje, që prej vitit 1998, Rama i sotëm ka ardhur mu në zgrip të një pytjeje, që për të mund të jetë e sikletshme: a është ai tashmë një politikan mediokër që po i hyn në hise fatit të Shqipërisë?
Për të qetësuar adhuruesit e zotërisë së tij, medikoriteti te Rama nuk është vijues. Duhet pranuar se ai e udhëtoi trajektoren e vet politike me talent të pashoq komunikativ dhe politik. Edhe si ministër Kulture, edhe në dy mandatet e para si kryebashkiak, ai e mbajti si dhe sa duhet mantelin e reformatorit dhe të progresistit. Pushteti i madh kryeministror, m'anë tjetër, e zuri poshtë si pasojë e disa taktikave që e ndihmuan në fillim, por të cilave ua pa sherrin më vonë; ai ashtu edhe vendi.
Eshtë stërpërmendje aleanca me disa elementë famëkëqij që i futi në Parlament dhe në krye të bashkive. E dyta taktikë është pamundësia (ose padëshira?) për të tërhequr investime të huaja të qenësishme dhe pastaj dorëzimi me gjithsejt i ekonomisë kombëtare në duart e një grushti biznesmenësh vendas, të cilët mund të jenë financiarisht të fuqishëm, por janë përgjithësisht të patalentuar dhe miopë sa i takon perceptimit dhe ngulmimit te ai që konsiderohet 'zhvillim i qëndrueshëm'.
Shqipëria nanurit një ekonomi koncensionesh shtetërore dhe Partneritetesh Publiko Private të cilat, shpeshherë, janë kthyer në vatra skandalesh. Ne nuk prodhojmë, por konsumojmë; ne nuk krijojmë, por imitojmë; ne nuk zhvillohemi, por zhvendosemi (nën shtysën milimetrike të remitancave, ndihmës së huaj dhe shpresës pa vizion se afrimi me BE do na çojë mu në ëndrrën e Eldorados).
Edi Rama, edhe pse i mbërthyer në këtë krizë identiteti, zhvillimor dhe shoqëror të Shqipërisë, i mbetur peng i zgjidhjeve të vogla (dmth mediokre) si stadiumi, teatri, trotuarët dhe sheshet e bashkive, potemkinizimi i fshatrave etj, është një burrë me fat. Duket sikur fati don të matet fizikisht me mbi dy metrat e tij të cilat don t'i barabisë me bollëk. Kur u duk se zembrekët politikë ishin thuajse në të ndalur, një deus ex machina, tërmeti i 26 nëntorit, i çeli kryeministrit të Shqipërisë një mundësi për ta rikontraktuar veten me shoqërinë.
Ndërkombëtarisht i pa peshë, pas disa rrëzimeve para dyerve të Bashkimit Europian, me miqësi të sigurta, por jo edhe aq të frytshme, Erdoganin dhe Vuçiçin, ai ra në prehrin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare fatsjellëse.
Pirueta vrastare e një droni amerikan, që i ra në sukë të kresë gjeneralit iranian Sulejmani, ktheu veshët dhe sytë e botës edhe nga 'një vend i vogël dhe i djallëzuar europian'. Kësisoj e cilësoi Shqipërinë Ajatollah Khomeini.
Të jesh në të njëjtin fjalim apo fjali me fuqinë më të madhe të botës, Amerikën, në gojën e një teokrati të urryer si lideri iranian, është një PR fantastik. Raketa amerikane që mori gjeneral Sulejmanin futi në skenë 'gjeneral Ramën'. Me kryesimin sezonal të OSBE dhe me prospektin e një Po-je në maj nga Këshilli Europian për negociatat, Edi Rama del nga medikoriteti dhe futet në fat. Në atë siujdhesë të tij që do ta lejojë shefin socialist të shohë me optimizëm nga mundësia e një mandati të tretë.
Që do të thotë 27 vjet në pushtet, duke u bërë politikani i parë i paskomunizmit me këtë rrugëtim kaq të gjatë politik.
I futur i fundit në lojën e madhe politike, pasi fati e hodhi nga rrugët e mërgimit te grushtat dhe levat e dhunës, po ai fat, nga Teherani në Tiranë, mund ta kthejë në një 'ajatollah europian'.
Kur na shfaqej i zoti, na dukej i pafat. Tani që është me fat, jemi ne që me gjasë i dukemi të pazotë dhe mediokër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38