Flash News

KRYESORE

Të konvertuarit. Cilët janë personazhet publikë që lanë fenë myslimane për atë katolike

Të konvertuarit. Cilët janë personazhet publikë që

Sa herë ka festa fetare, sidomos të krishtera, radhët e parë të bankave të kishave popullohen nga njerëz të njohur, emrat, mbiemrat apo njohuritë publike mbi të cilët i rreshtojnë në radhët e fesë muhamedane.

Shpjegimi i vetëm për praninë e tyre është konvertimi i tyre në atë që kosniderohet si feja e parë që ka mbërritur në trojet shqiptare dikur pagane, Krishtërimi. Politiko.al nëpërmjet një burimi në Kishën katolike ka siguruar një listë emrash të personazheve publikë, që e kanë lënë fenë e familjeve të tyre myslimane dhe janë pagezuar si katolikë.

Ish-deputetja e PD, Mesila Doda, bashkë me të shoqin gazetar, Enkel Demin, janë në këtë listë 'të konvertuarish', thotë burimi. Një tjetër grua e politikës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjithashtu është e pagëzuar si katolike. Igli Totozani, ish-Avokati i Popullit, i martuar me një italiane të besimit të krishterë katolik, është bërë pjesë e 'mërgimit' nga një fe në tjetrën.

Edhe Fatbardh Kadilli, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, i cili rrjedh nga një familje myslimane, me të atin praktikant, është pagezuar katolik. Po ashtu, një personazh i shoqërisë civile, Drejtori i Fondacionit Soros në Shqipëri, Andi Dobrusha, është i pagezuar.

Të fundit