Flash News

KRYESORE

Te Kosova plas sherri para ndeshjes me Malin e Zi

Te Kosova plas sherri para ndeshjes me Malin e Zi

Sherr te Kosova! Në shqiptarët jemi gjaknxehtë dhe tri ditë para ndeshjes ndaj Malit të Zi raportohet se dardanët kanë pasur një kacafytje mes dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Benjamin Kolollin, të cilët sonte janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë seancës stërvitore.

Për t'i ndarë raportohet se kanë ndërhyrë ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala, të cilët kanë arritur ta qetësojnë situatën.

Pas qetësimit të gjendjes, stërvitja ka vazhduar pa probleme të mëtejshme. Zhegrova dhe Kololli janë futbollistë titullarë të Kosovës dhe kjo sjellje është krejt e pahijshme.

Të fundit